Samiti i Diasporës, Hasani: Kurrë nuk kanë gëzuar shqiptarët një emër kaq të mirë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë ditës së dytë të takimit të Samitit të Diasporës të mbajtur në Tiranë.
Hasani theksoi në fjalën e tij se ky samit mbahet në një kohë kur shqiptarët më shumë se kurrë kanë arsye të ndihen mirë me arritjet e tyre.
Ai theksoi se nga Shqipëria në Kosovë, nga Maqedonia e Veriut në Malin e Zi, nga politika e diplomacia e deri te arti e sporti, kurrë më parë nuk kanë gëzuar shqiptarët një emër e reputacion më të mirë.
“Është vërtet një kënaqësi t’ju mirëpresim në Tiranë, kaq të shumtë, nga çdo anë e kënd i botës.
Nuk ka mesazh më të qartë e më të bukur bashkimi sesa kjo sallë e mbushur plot.
Sesa kjo mbledhje e madhe e shqiptarëve nga mbarë hapësira shqiptare në rajon – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva – por edhe nga mbarë bota.
Ky Samit vjen në një moment kur ne shqiptarët më shumë se kurrë kanë arsye të ndihen mirë me atë çka kanë arritur.
Nga Shqipëria në Kosovë, nga Maqedonia e Veriut në Malin e Zi, nga politika e diplomacia e deri te arti e sporti, kurrë më parë nuk kanë gëzuar shqiptarët një emër e reputacion më të mirë se sot.
Por ky është po ashtu një moment sfidash të paprecedent. Ne sot jetojmë në një botë shumë më të pasigurt sesa një dekadë më parë. Rajoni ynë përballet sot me më shumë pasiguri sesa në çdo moment tjetër në 2 dekadat e fundit.
Në këtë kontekst pasigurie globale, ne shqiptarët kemi ditur të konsolidojmë rolin tonë si garantë të orientimit euro-atlantik të rajonit. Kemi ditur po ashtu të promovojmë në sytë e të gjithë botës një model bashkëjetese e dialogu, mikpritje e tolerance që ka bërë që shqiptarët të fitojnë respektin e admirimin e aleatëve, miqve e partnerëve.
Por patjetër kemi ende shumë për të bërë. Kemi ende shumë për të bërë së bashku për t’i zhvilluar më tej vendet tona, për të konsoliduar përpara ato që kemi arritur.
Dhe nuk duhet të harrojmë: ajo që mund të bëjë Shqipëria e vetme, Kosova e vetme, vëllezërit e motrat tonë në Maqedoninë e Veriut apo në Malin e Zi të vetëm, është fare pak, krahasuar me ato që mund të arrijmë të gjithë së bashku”, tha Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme