Superliga/ Skënderbeu pret në shtëpi Teutën, Gvozdenoviç: Synojmë vetëm fitoren

23 Nëntor 2023 | 16:16

Kampionati shqiptar u rikthye pas disa ditësh pushim, fillimisht nga ndarja nga jeta e lojtarit të Egnatias Dëamena e më pas kualifikueset e Euro2024.

10 ekipe zbresin në fushë të ndara në dy ditë, teksa gjithçka do të luhet ashtu siç ishte planifikuar. Më 24 nëntor, në fushë zbresin Vllaznia, Laçi, Skënderbeu dhe Teuta, me durrsakët të cilët udhëtojnë drejt Korçës.

Një përballje e cila natyrisht do të jetë e vështirë, për faktin se skuadrat nuk kanë menduar për futbollin.

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, është shprehur se nga sfida me Teutën synojnë vetëm fitoren.

“Pas tragjedisë s’kemi menduar për futboll, ishim pushim 2-3 ditë. Të shohim nesër, ishte mirë për ne apo jo. Pozitiv ishte se në këto 2 javë edhe Shaqe u rikuperua, e vetmja gjë pozitive”, tha Gvozdenoviç.

“Gjithmonë shikoj maksimumin, do kërkoj maksimumin në pikë, lojë e gjithcka. Ky është mendimi i të githëve. Nesër mendoj vetëm për fitoren”, tha ai më tej.

Gvozdenovic është përgjigjur dhe për një përballje Serbi-Shqipëri në Euro 2024.

“Të them të drejtën nuk mendoj për Evropianin, vetëm për Teutën, kemi kohë të mendojmë pë rata. Përqëndrim për kampionatin shqiptar”, shtoi ai.

Skënderbeu renditet në vendin e 6-të, ndërsa Teuta në të parafundit me 12 pikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026