Psikologu Dragoti: Sa më shumë fëmijë ke, aq më i suksesshëm je

24 Nëntor 2023 | 09:37

Psikologu Edmond Dragoti tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se njeriu është i suksesshëm kur trashëgohet dhe sa më shumë fëmijë të ketë aq më i suksesshëm është.

Ai komentoi statusin e Zhaklin Lekatarit e cila thotë se shumica e fëmijëve në Shqipëri lindin për interes, status, nevojë, frikë, por jo dashuri. Sipas psikologut fëmija vjen si një nevojë biologjike dhe nuk bëhen për interes.

“Të bësh një fëmijë është një nevojë biologjike mëmësore ose atërore, por kryesisht mëmësore. Secili prej nesh në një moment të caktuar kërkon të krijojë veten në të ardhmen. Domethënë të bësh një fëmijë do të thotë të zgjasësh jetën tënde në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Njeriu mbijeton me sukses pikërisht kur trashëgon veten dhe është më i suksesshëm sa më shumë fëmijë të ketë,” – u shpreh Dragoti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024