Zgjedhjet serbe nuk do të mbahen në Veri, Vuçiç: Nderkombetarët janë me Kosovën
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë ka njoftuar se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, kështu që votuesit serbë nga Kosova do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.
Siç ka thënë kryetari i KRZ-së, ata i kanë dërguar një letër Kosovës për mënyrat se si mund të mundësohet votimi në zgjedhjet në Kosovë.
“Ne jemi njoftuar nga zyra se nuk është e mundur të zbatohet një procedurë zgjedhore në Kosovë”, tha Dimitrijeviç, raporton agjencia serbe e lajmeve BETA.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai ka thënë se “Ka një grup rregullash për serbët dhe një grup tjetër rregullash për shqiptarët”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se beson se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë më shumë se një deklaratë për shkak të vendimit të Albin Kurti, që serbët në Kosovë të mos votojnë në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
“Duhet të ishe politikisht i verbër dhe të mos shikoje se çfarë po bën Kurti”, tha presidenti i pyetur nga gazetarët për të komentuar vendimin e Kosovës. “Siç i thashë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presim nëse do të lëshojnë një deklaratë, ku do të thonë se është në kundërshtim me parimet demokratike”, tha Vuçiç dhe shtoi se deklarata është gjithashtu e diskutueshme, por mbetet që të të shihet nëse do të ketë.
“Ka një rregull për serbët, dhe një tjetër për shqiptarët, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes atyre forcave që ‘lindën’ pavarësinë e Kosoves dhe ne duhet të luftojmë për ruajtjen e rendit ndërkombëtar dhe të vendit tonë”, tha ai.
Presidenti ka shtuar se qëndrimi i pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e shpallur unanimisht të Kosovës është i prerë dhe ka theksuar se është i bindur se nuk do të ndryshojë.
“Duke analizuar secilin prej këtyre vendeve, jam i bindur se pozicionet e tyre janë shumë të forta – Spanja dhe Qiproja janë më të fortat, por edhe Sllovakia, Rumania dhe Greqia janë miqtë tanë të sinqertë, nuk shoh ndonjë frikë sa i përket qëndrimit të tyre ndaj Serbisë “, tha Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta