“Ushtria ruse në Bosnje”- Eksperti i sigurisë: Frika e Zelensky po vërtetohet
Ministri i Mbrojtjes së Bosnjes dhe Hercegovinës, Zukan Helez ka bërë me dije se në Republikën Srpska, të drejtuar nga Milorad Dodik ka kampe trajnimi rus.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala komentoi deklaratën e tij në një intervistë për Euronews Albania, duke thënë se frika e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky po vërtetohet.
“Në bazë të disa informacioneve që i ka arritur struktura e sigurisë në Bosnje, si zinxhir përmes metodave të tyre inteligjente, është konstatuar dhe vërtetuar se në Republikën Srpska të Bosnje Hercegovinës ekziston një bazë në të cilën trajnohen pjesëtarë të ushtrisë së Rusisë. Kjo de facto e vendos në një situatë interesante dhe Bosnjë Hercegovinën e cila sipas të gjitha gjasave, edhe nga paralajmërimet që ka dhënë Volodymyr Zelensky, dita ditës po vërtetohet se Rusia është e përfshirë edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbi këto konture është bërë dhe paralajmërimi se Rusia mund ta ketë target të ardhshëm,” – u shpreh Shala.
Kujtojmë se Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut