Dyshohet se u rrëzuan në kopsht, paraqiten në QSUT dy fëmijë. Prokuroria nis hetimet

24 Nëntor 2023 | 12:01

Policia e Tiranës bën me dije se ka nisur hetimet për rrëzimin e dy fëmijëve në dy kopshte në kryeqytet.

Fëmijët e moshës, 5-vjeçare, janë paraqitur për ndihmë mjekësore në QSUT, pasi dyshohet se janë rrëzuar aksidentalisht në kopshtet e tyre, njëri në në rrugën “Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”.

Përmes një komunikate zyrtare policia bën me dije se ka referuar në prokurori rastet dhe po vijojnë hetimet për abrdhjen e rrethanave të dëmtimit të fëmijëve.

“Në QSUT janë paraqitur për ndihmë mjekësore, dy shtetas të mitur të moshës 5 vjeç, të cilët dyshohet se aksidentalisht janë rrëzuar në kopshtet që ata frekuentojnë, njëri në rrugën “Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”. Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026