KLP mbron punën e prokurorëve: Dënojmë çdo rast ku intimidohen padrejtësisht

24 Nëntor 2023 | 12:16

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbrojtur publikisht punën e prokurorëve duke gjykuar se të drejtat e tyre po shkelen, pa ju referuar këtu me emër konkret asnjë prokurori.

“Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me veprimet procedurale të ndërmarra nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAK,” – thuhet në njoftimin e KLP-së.

Këshilli dënon çdo shprehje apo veprim që fyen dhe intimidon padrejtësisht prokurorët, ndërsa bën thirrje të mos cenohet puna e tyre, por nëse ka ndonjë pretendim apo ankesë ta çojnë në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar që gjyqtarja Ilirjana Olldashi të largohet nga shqyrtimi i ankimit të Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës për shkak të konfliktit të interesit.

Për rastin e Malltezit, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e SPAK.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026