Kapen 600 kg kokainë në Valencia, 8 të arrestuar. ‘Noteri’ i dërgesës ishte shqiptar

24 Nëntor 2023 | 12:31

8 burra, mes tyre dhe një shqiptar, u arrestuan mbrëmjen e së hënës së kaluar nga Garda Civile në Valencia pasi u kapën teksa merrnin pakot e një ngarkesë prej 600 kilogramësh kokainë.

Lënda narkotike ishte fshehur në fundin e dyfishtë të një kontejneri në det.

Këtë të enjte 8 të arrestuarit u pranuan në burg, ndërsa vetëm 3 prej tyre kanë pranuar të dëshmojnë.

Kjo dërgesë u nis nga porti i Callao, në Peru, e ngarkuar me avokado dhe mbërriti në Valencia dy javë më parë. Frutat ndaluan në një zonë industriale në Malaga, aty ku po bëhej dhe shkarkimi i kokainës së ndarë me pako për t’u futur në një furgon. Mes narkotrafikantëve, 8 ishin spanjollë dhe një shqiptar.

Ky i fundit vepronte si ‘noter’ i dërgesës për organizatën importuese të drogës, pra grupi kriminal që paguante dërgesën te prodhuesit kolumbianë dhe më pas kujdesej për shpërndarjen e saj.

Policia sekuestron rreth 1200 kilogramë kokainë për një javë

Kjo është ngarkesa e dytë e kësaj rëndësie e kapur në Valencia brenda pak ditësh. Më parë u kapën 561 kilogramë kokainë.

Në atë rast, droga ishte fshehur brenda gjashtë cilindrave metalikë që ishin pjesë e një ngarkese me skrap nga Panamaja. Agjentët antidrogë arrestuan katër persona, tre burra dhe një grua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026