“PS nuk e do reformën zgjedhore” / Kthupi: Vota e diasporës është detyrim kushtetues
Sekretari i PD-së Rezart Kthupi, është shprehur se PS nuk e do Reformën Zgjedhore.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se mazhoranca nuk ka asnjë interes që Reforma Zgjedhore të bëhet.
Mes tjerash ai theksoi se nëse Kuvendi shqiptar deri në janar të vitit 2024 e ka plotësuar kuadrin ligjor në lidhje me votën e diasporës, po shkel një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Rama është në të drejtën e tij të mos e dojë Reformën Zgjedhore. Ai nuk ka asnjë interes që Reforma Zgjedhore të bëhet. Është një gjë që e dinim që në dhjetor të vitit që kaloi. PS nuk ka asnjë interes që të bëjë ndryshime në kodin zgjedhor. Sot kemi të paktën dy vendime në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Kuvendi shqiptar deri më datë 9/ 01/ 2024 nuk e ka plotësuar kuadrin ligjor në lidhje me votën e diasporës, po shkel një vendim të Gjykatës Kueshtuese. Nëse kjo nuk ndodh do të ngelemi në këtë kuadër. Çdo subjekt që ka interes të shpallë pavlefshëmërinë e zgjedhjeve, Gjykata do të zbatojë vendimin e vet”-tha ai.
LEXONI GJITHSHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë