City ndalet nga Liverpool, s’ka fitues në “Etihad Stadium”. Ekipet ndajnë nga 1 pikë
Shumë spektakël për një pikë. Nuk ka fitues në super sfidën Man.City-Liverpool, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1.
Është mbyllur në barazim 1-1 kryendeshja e javës së 13-të të Premier League. Sitizens mbeten në krye të kampionatit përkohësisht, një pikë larg Të Kuqve. Ka qenë i përhershmi Haaland që ka zhbllokuar takimin në minutën e 27-të. Norvegjezi ka shënuar kundër 20 nga 21 skuadrat me të cilat është përballur në kampionatin anglez me Brentford që është i vetmi ekip që nuk është ndëshkuar nga Haaland.
Kur dukej se City do të merrte tri pikët radhës ka ardhur goli i Alexander-Arnold në minutën e 80-të që ka fiksuar shifrat në 1-1. Tension në fund të ndeshjes, me Nunez që ka pasur një përplasje me Guardiola-n, por Klopp është futur mes të dyve duke shmangur që situata të përkeqësohej.
Pas kësaj perballjeje Manchester City kryeson Premier League me 29 pikë, ne pritje te Arsenal dhe Tottenham, me dy ekipet londineze që kanë një ndeshje më pak.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta