A është SPAK opozita e vetme në Shqipëri? Ja si përgjigjet Këlliçi?
Pedagogu Klejd Këlliçi komentoi në një intervistë për Euronews Albania gjetjet e “Barometrit”, që e tregonin SPAK si institucioni me besueshmëri më të lartë publike pas SHBA dhe BE.
Sipas tij, besimi i madh i shqiptarëve tek SHBA dhe BE lidhet me faktin se në Shqipëri, nga ‘97 ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar ka qenë shumë i rëndësishëm në zgjidhjen e krizave.
Sa i përket besimit në SPAK, Këlliçi u shpreh se “nuk mund t’i kërkosh një institucioni të drejtësisë të veprojë me program politik”.
“Në Shqipëri nga ‘97 ndërmjetësimi i faktorit ndërkombëtar ka qenë shumë i rëndësishëm, Kriza e ‘97 u zgjidh nga OSBE dhe SHBA. Perspektiva e Shqipërisë nga viti ‘90 është për t’ju dorëzuar BE, një aktori të jashtëm ndaj kjo periudhë shihet si një periudhë tranzitore për të mbërritur në BE duke e parë këtë si zgjidhje të problemeve tona. Sa i përket SPAK, problemi është që do përballemi në të ardhmen me çështje që mund të tregojnë një farë zgjidhje por që më pas mund të tregojnë edhe problemet e veta. Nuk mund t’i kërkosh një institucioni të drejtësisë të veprojnë me program politik”, tha Këlliçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit