“14-vjeçarja denoncoi babain”, psikologia Hoxha: Dhunonte prej kohësh të ëmën

27 Nëntor 2023 | 07:56

Psikologia Eriona Hoxha ishte këtë të hënë e ftuar në “Good Morning Albanians” ku ka ndarë një nga rastet e dhunës në familje, të denoncuar jo nga gruaja e dhunuar, por nga vajza e çiftit.

Ajo tha se vajza vetëm 14-vjeçe e cila ishte lodhur nga ngjarjet e dhunshme në familje, kishte denoncuar në polici të atin. Sipas psikologes, kur prindi dhunues vihet përballë fëmijës, zakonisht është më i pafuqishëm se ndaj partnerit apo partneres që është mësuar të dhunojë, por pjesa e vështirë mbetet se sërish nuk reflektojnë dhe kanë tendencë ta përsërisin dhunën.

“Rasti i fundit ka qenë i një vajze 14 vjeçe, e cila e lodhur nga pjesa që babai shkonte gjithnjë i dehur në shtëpi, nuk bënte asgjë për familjen ajo në fillim kishte telefonuar policinë. Vajza është marrë, është shoqëruar në polici në prani të psikologut dhe inspektorit të zonës, janë thirrur edhe prindërit.

Prindi është gjithnjë më i pafuqishëm në drejtim të fëmijës, sado të jetë dhunues te bashkëshorti, përballë fëmijëve këta individë janë të pafuqishëm. Nëse në një debat ti vendos për të parë marrëdhënien e fëmijës përball babait, apo përballë nënës, në përgjithësi ata thuajse nuk flasin. Megjithatë ajo që ndodh më pas është se nuk reflektojnë.

Kur ne nuk e kemi edukimin mbi lumturinë, gjërat ndodhin zinxhir, nëna e dhunuar fizikisht apo psikologjikisht, zakonisht ngarkesën e tyre e shfaqin te fëmijët. Ky është një efekt zinxhir”,-tha psikologia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026