Avokatja Eranda Gjonaj ishte këtë të hënë e ftuar në “Good Morning Albanians” ku ka folur për dhunën në familje e kryesisht dhunën ndaj grave.
Ajo tha se së fundmi është rritur numri i denoncimeve të dhunës ndaj grave, por shtoi se në përgjithësi janë gratë që bien pre e një dhune të përsëritur ato që marrin hapin e denoncimit të saj, pasi shumë prej tyre edhe mësohen me dhunën, apo kanë tendencën ta falin atë disa herë para se të marrin hapin e e denoncimit.
“Disa gra ndaj të cilave ishte ushtruar dhunë më parë, vazhdonin ta pranonin dhunën. Nëse 60% e grave dhe vajzave deklarojnë se kanë patur ndonjëherë dhunë të shtuar nga partneri, 55% e tyre, sipas statistikave vazhdonin të ndiheshin të dhunuara.
Kjo do të thotë se nga këto gra vetëm 5% e tyre janë larguar nga dhuna. Në përgjithësi dhuna nuk denoncohet që herën e parë, në përgjithësi janë raste të dhunës së përsëritur ato që po denoncohen”,-tha avokatja Gjonaj, në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Gruaja shihet si pronë”- Psikologia Hoxha: Djemtë këtu rriten më këtë mentalitet
- OKB: Është rritur numri i vrasjeve të grave, vetëm në 2022 janë vrarë 89 mijë