“25 vite Kushtetutë”, Begaj: Kemi bërë hapa përpara në reformën në drejtësi

27 Nëntor 2023 | 10:33

Presidenti i republikës së Shqipërisë Bajram  Begaj mbajti fjalën e tij në seancën parlamentare të zhvilluar me rastin e25-vjetorit të Gjykatës Kushtetutese.

Begaj tha ndër të tjera se tashmë Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm për reformën në drejtësi

“Ne populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me përgjegjësi për të ardhmen 25 vite më parë me referendume shprehëm vullnetin për të miratuar ligjet themeltare të shtetit.

Kushtetuta e vitit 1998 është shprehje e aspiratave të popullit tonë për një Shqipëri demokratike dhe europiane, kjo kushtetutë është edhe tregues i profesionalizmit të lartë të ekspertëve tanë të mbështetur e të ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë ku një rol të veçantë ka luajtur edhe komisioni i  Venecias.

Ndër vite ky komision ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Opinionet e tij të vlefshme dhe këshillimet e vazhdueshme mbi parimet kushtetuese, balancat e pushtetit pavarësia mbi gjyqësorin, zgjedhjet, drejtësia kushtetuese dhe mbrojtja e lirive themelore kanë qenë vendimtare.

Shpallja e Kushtetutës së parë pas rënies së diktaturës komuniste u bë në një ditë shumë të rëndësishme më 28 nëntor, Ditën e Pavarësisë, duke hedhur themelet e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë, ishte jehonë e përpjekjeve tona në shekuj për të ndërtuar një shtet modern”,-tha presidenti Bajram Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026