Ngacmoi seksualisht të rejat, lihet në burg Marash Gjoklaj. Dëshmia para Gjykatës

27 Nëntor 2023 | 12:06

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest në burg për Marash Gjoklajn, që akuzohet për ngacmim seksual dhe kanosje.

I riu që në rrethana të dyshimta sapo kishte dalë nga burgu për vepër të ngjashme penale, u arrestua këtë fundjavë, pasi u denoncua nga një 19-vjeçare me pretendimin se e kishte ngacmuar seksualisht në ambientin e saj të punës.

Në të njëjtën ditë, Gjoklaj kishte ngacmuar dhe kanosur me thikë edhe një 20-vjeçare në “Rrugën e Dibrës”.

Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet. Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht.

Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.

Kjo foto i përket momentit kur 27-vjeçari Marash Gjoklaj ka kryer veprën penale pranë një biznesi në Tiranë këtë fundjavë, për të cilën edhe përfundoi në pranga.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026