Vlerësim për Armando Brojën? Ja çfarë mendon Gianni de Biasi

27 Nëntor 2023 | 12:46

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjerat tregoi mendimin e tij për një nga futbollistët më të përfolur të kombëtares  siç është Armando Broja.

De Biasi tha se Brojën ai e njeh  vetëm në fushë nuk e njeh si njeri, por theksoi se në ndërtimin e një skuadre të mirë duhet të bësh bashkë persona të cilët përveçse dinë të luajnë mirë futboll dinë të vënë para interesave të tyre vetjake, interesat e skuadrës.

“Armando Brojën e njoh në fushë, nuk e njoh si person. Kur ndërtova skuadrën fola me të gjithë lojtarët dhe mbi të gjitha u përpoqa të kuptoja se çfarë ideshë kishin ndër mend dhe doja të dëgjoja se si ishin si njerëz pasi kur formon një grup duhet të bësh një grup personash të cilët dinë të luajnë futboll, por që edhe duhet të mendojnë që të vënë interesat e skuadrës, interesat e vendit përpara interesave personale.

Nëse unë marr lojtarë që nuk luajnë apo rrinë gjatë gjithë kohës në stol dhe rrinë sikur të ishin në një varrim, atëherë ky nuk është ambienti i duhur. Mua nuk më pëlqen ti lë lojtarët jashtë, por ka një moment për të gjithë. Të gjithë kanë një moment ku mund të japin kontributin e tyre. Kjo është rruga që duhet ndjekur nëse do të krijosh një skuadër të fortë”,-tha de Biasi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026