Ngrihet flamuri shqiptar në komunën e Preshevës, Arifi: Mund të gjobitemi
Flamuri shqiptar kuq e zi, simbol i festave të nëntorit në Shqipëri po shihet kudo në qytetet apo trevat ku jetojnë shqiptarë.
Edhe më domethënës duket ky simbol sidomos në këto të fundit, teksa valëvitet kundrejt flamujve të tjerë.
Një rast i tillë është ai i Luginës së Preshevës, ku ai është shfaqur edhe në godinën e komunës së saj, në prag të festës shqiptare të flamurit, 28 Nëntori.
Në një intervistë për Euronews Albania Arifi tha se me shumë mundësi do të gjobiten nga Serbia për vendosjen e flamurit, pasi videoja ka bërë xhiron e rrjetit në mediat serbe.
Ai tregoi se në Preshevë, një komunë e banuar nga 96 për qind popullsi shqiptare dita e Pavarësisë është një moment i shumëpritur.
“Besoj se do ta marrim (gjobën) se është një shkelje e ligjit në Serbi vendosja e flamurit. Në Serbi videoja e vendosjes së flamurit ka bërë xhiron e rrjetit, ndaj nuk do të qëndrojë pasive Serbia ndaj meje. Shumë pak organizime ka pasur në Preshevë, pasi nesër jemi të gjithë në Tiranë për të qenë pjesë e paradës kuqezi më rastin e festës së 28 Nëntorit. Kemi një marrëdhënie fantastike me bashkinë e Tiranës”, tha Arifi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme