“Jam vajza me flamur, krahët i shtriva si shqiponjë”, flet 11-vjeçarja me xhubletë

29 Nëntor 2023 | 08:20

Franka Kukeli, adoleshentja imazhi i të cilës u shpërnda ditën e djeshme për të uruar ditën e pavarësisë, ishte këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” për të folur më tepër rreth fotos së shpërndarë.

Ajo tha se këtë fotot të sajën do  ta emërtonte “Vajza me flamur” dhe shtoi se e kishte zgjedhur si më të bukurën nga seti që kishte realizuar me veshjen popullore.

“Unë do doja t’i vija një emër fotos, do i vija emrin “Vajza me flamur” se më pëlqeu shumë si foto. Meqë festat ishin pranë atëherë unë dhe teta Suela vendosëm të bëjmë këtë foto të mrekullueshme me flamurin sipër.

Flamuri simbolizon kombin shqiptar, unë isha e ulur dhe duart i kisha pak a shumë si shqiponjë. Nga i gjithë setit fotografik, kjo ishte fotoja ime e preferuar. Ne e zgjodhëm se bashku”,-tha Franka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024