Zbulohet plantacioni me drogë në Spanjë, arrestohen 8 shqiptarë. Kapet 480 kg “mall”
Policia Kombëtare në Spanjë ka “çmontuar” një rrjet të kultivimit të drogës, ku u zbuluan tre kultura marijuanë në qytetin e Valencias, Chiva, që kishin rreth 1300 bimë narkotike me një peshë totale prej 480 kilogramësh.
Sipas mediave vendase, në këtë operacion janë arrestuar tetë shqiptarë të moshave nga 19 deri në 49 vjeç, të cilët akuzohen për veprat penale të ‘anëtarësimit në organizatë kriminale’, ‘trafik droge’ dhe ‘mashtrim me energjinë elektrike’.
Hetimi është kryer së bashku me Njësinë e Drogës dhe Krimit të Organizuar, UDYCO, të Brigadës së Policisë Gjyqësore Vendore të Komisariatit të Policisë Xirivella-Aldaia-Alacuás dhe Grupi i Krimit të Organizuar i Brigadës së Policisë Gjyqësore Provinciale të Valencias.
Agjentët zbuluan praninë e disa individëve që po udhëtonin me një furgon të marrë me qira dhe që bënin blerje të materialeve të përputhshme me mirëmbajtjen e të korrave të marijuanës (llambat LED, kondicionerët ose ventilatorët, ndër të tjera).
Vëzhgimi i parë bëri të mundur zbulimin se këto materiale ishin të ruajtura në një shtëpi në Çiva, e cila kishte një lidhje të paligjshme me rrjetin elektrik dhe ku përreth saj e së cilës vinte erë marihuanë.
Përgjegjësit për kultivimin e drogës udhëtuan edhe në një tjetër pronë luksoze në një qytet tjetër aty pranë dhe në rrethinat e të cilit Policia Kombëtare konfirmoi ekzistencën e një plantacioni të konsiderueshëm marijuane, në një vend të hapur.
Sisa ditë më vonë, të hetuarit zhvendosën një pjesë të infrastrukturës në një pikë të re në qytetin e Chiva.
Për shkak të këtyre ngjarjeve, në fund të muajit tetor u kryen tre kontrolle në shtëpi, në të cilat u sekuestruan dy kultura marijuanë në ambiente të mbyllura me më shumë se 100 bimë narkotike dhe një plantacion në natyrë ku u sekuestruan më shumë se 1125 bimë të mëdha.
Një tjetër pronë u përdor si vend tharjeje për lëndën dhe e treta si rezidencë e drejtuesve të organizatës, e cila shërbente edhe si qendër magazinimi dhe paketimi për sythat.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, në terren dhjetëra zjarrfikës
Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 18:10 Bukele i El Salvadorit kërkon kandidaturë për mandatin e tretë në parti pas ndryshimeve kushtetuese
- 18:05 Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)
- 17:59 Pse Péter Magyar ngurron të bashkëpunojë me BE-në në çështjen e Ukrainës
- 17:51 A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?
- 17:47 Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
- 17:45 U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve