I përfshirë dhe nipi i Enver Hoxhës, Gjykata e Lartë jep vendimin për “Xibrakën”
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 70 vite burg në total me gjykim të shkurtuar, për të dënuarit e dosjes Xibraka.
Në Dhomë Këshillimi Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur mbi vendimin e ish-gjykatës të Apelit për Krime të Rënda në vitin 2017.
6 vite më parë, apeli dënoi me nga 6 vite e 8 muaj burg deri në 8 vite Ermal Hoxhën, Ilir Hysenin, Genci Xhixhën, Gentian Gjonajn, Kelmend e Arjan Dalipin dhe Saimir Batkun. Me nga 8 vite burg u dënuan në atë kohë edhe dy kolumbianët, Cesar Avila e Valther Moreno, kimistë të cilët kishin mbërritur në shqipëri për të përzjerë kokainën. Ata u shpallën fajtor për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shumica prej tyre kanë lënë tashmë qelinë ndërsa disa të tjerë u dënuan në mungësë.
Grupi i drogës “Xibraka” u zbulua në fillim të janarit të vitit 2015, ku u sekuestrua 100 kg kokainë në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Hetimet nisën pas informacionit të përcjellë nga autoritetet gjermane.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së