Qafoku: Çështja Beleri nuk mund të bëhet problem për integrimin e Shqipërisë
Gazetari Roland Qafoku tha në një intervistë për Euronews Albania se çështja e Belerit nuk ka lidhje me një konflikt të mundshëm me Greqinë.
Sipas tij, kjo çështje nuk mund të bëjë që Greqia të vendosë veto për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ai tha se nuk mund të flitet as për shkelje të të drejtave të njeriut pasi sipas tij shqiptarëve u janë shkelur të drejtat shumë herë, e askush nuk ka reaguar.
“Çështja Beleri është çështja Beleri, nëse Greqia kërkon gjilpërën në kashtë për të krijuar një problem me Shqipërinë, nuk shkon. Unë nuk e kam parë ndonjëherë Greqinë të shqetësohet kur i vunë shqiptarët si dele në ’95-’97 dhe i sillnin në Shqipëri.
Janë 250 shqiptarë të vrarë nga këta emigrantë që kaluan kufirin me këmbë, e nuk kam parë të shqetësohet njeri, 40 prej tyre, ishin fëmijë. Mjafton kjo shifër dhe duhet reagim.
Nëse përmendim të drejtat e njeriut, të drejtat e njeriut i janë shkelur shqiptarëve, janë vrarë 244-245 shqiptarë dhe nuk është thënë një fjalë, për mos të thënë ato operacionet fshesa e të tjerë. Lëre çështjen e Çamërisë e të tjera. Nuk ka minoritar në Shqipëri që është persekutuar. Në vitin 2023 të flasim si në 2001 apo 2002”,-tha Roland Qafoku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta