Avokati tregon prapaskenat e përplasjes së kryeministrit grek me atë britanik
Avokati Naim Hasani tregoi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” prapaskenat e asaj që ndodhi mes kryeministrit grek, Mitsotakis dhe homologut anglez, Sunak.
Ai tha se takimi nuk u bë fillimisht me kundërshtimin e Sunak dhe më pas me refuzimin e Mitsotakis i cili mori avionin dhe u largua.
“Mitsotakis ka pasur një takim me Sunak dhe në momentin që kryeministri britanik e ka marrë vesh që pjesë e bisedimeve do të jetë dhe kthimi i statujave, ai i ka ofruar kryeministrin grek, zv. kryeministrin anglez, pasi ai vetë s’do të merrte pjesë në takim. Padyshim kryeministri grek ka qenë i pakënaqur me këtë vendim, ndaj e ka refuzuar këtë takim, i ka hipur avionit dhe është kthyer në Greqi. Gjatë qëndrimit në Londër, kryeministri grek ka pasur një takim me liderin e opozitës, i cili ka bërë të qartë se nëse partia e tij do të vijë në pushtet nuk do të qëndrojë kundër kthimit të këtyre statujave,” – u shpreh Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes