Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, zbulon marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit

1 Dhjetor 2023 | 09:50

Petrit Malaj, i njohur si aktor, prej një muaj tashmë është edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

Ambasadori ishte i ftuar këtë të premte në “Good Morning Albanians” ku ndër të tjerat ka komentuar edhe marrëdhënien mes kryeministrit shqiptar dhe atij të Kosovës.

Malaj tha se nuk duhet  të pretendojmë që të jemi në dijeni të çdo takimi e bisedimi mes dy kryeministrave, por nuk duhet as të mendojmë se ata nuk janë në një marrëdhënie të vazhdueshme. Sipas tij, mes dy shteteve shqiptare ka një marrëdhënie shumë të mirë politike.

“Marrëdhënia e tyre, unë di që është normale, Di që takohen e bisedojnë, s’duhet të mendojmë se çdo bisedë e tyre do dalë në media. Komunikimi është padyshim i vazhdueshëm.

Ju siguroj që marrëdhëniet mes dy shteteve janë të shkëlqyera dhe do jenë përsëri të shkëlqyera, nuk ka si të ndodh ndryshe. Kosova tashmë po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria është mbështetësja me e mirë e saj”,-tha Petrit Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024