Kushtet për integrimin, Nesho: Arsyet pse Greqia nuk tërhiqet nga çështja “Beleri”

1 Dhjetor 2023 | 11:28

Diplomati Agim Nesho ka komentua kushtet që Greqia i ka vendosur Shqipërisë në mënyrë që të mos pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Greqia po merret me çështjen “Beleri” për shumë arsye dhe sipas tij do i shkojë deri në fund.

Mes të tjerash ai shtoi se Greqia nuk e beson më kreun e qeverisë Edi Ramën, duke theksuar faktin se ky i fundit i ka trajtuar shumë çështje në mënyrë personale.

“Ka analistë dhe njerëz të politikës që thonë që Rama tashmë ka bërë kërkesa që gjendet një zgjidhje kompromisi. Ai luajti në mënyrë tepër patriotike përtë ngjallur ndjenjat e patriotizmit te militantët në Shqipëri, gjatë zgjedhjeve për të treguar që ai është një patriot i madh shqiptar. E  gjithë kjo lëvizje e Ramës para zgjedhjeve, dënimin e Belerit së bashku me interesin që ka Rama për zhvillimin e zonave turistike, të gjitha këto interesa krijuan një tensionme Greqinë. Rama gjithmonë e ka parë politikën me Greqinë jo në mënyrë prioritare, jo ashtu i perëndimi e ka quajtur që Italia dhe Greqia të jenë dy partnerët strategjikë lokalë të Shqipërisë që do të bëjnë integrimin në institucionet euro-atlantike.

Rama ka krijuar akse të reja të politikës midis Beogradit dhe Ankarasë, për të treguar që jo vetëm është origjinal por ka dhe një baraslargësi të imponuar nga Shqipëria për Greqinë, atëherë kur ajo ka nevojë. Në këtë kuptim, mendoj se grekët e kanë pranuar Ramën pasi ka bërë lëshime të konsiderueshme dhe sidomos në mënyrë individuale ai ka vendosur çdo gjë në lidhje me atë problem që ka Shqipëria me detin e përbashkët. Rama ka luajtur në mënyrë personale. Greqia nuk e beson më Ramën dhe prandaj e mban çështjet e Belerit për shumë qëllime. Greqia do i shkojë deri në fund kësaj çështje”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026