“Ultimatum” ndaj drejtuesve të policisë: Deklaroni kush ka përdorur Sky ECC
Drejtuesve të policisë u është bërë kërkesë të deklarojnë nëse e kanë përdorur aplikacionin Sky ECC. Kjo kërkesë është bërë pas zhvillimeve të fundit ku pas hetimeve të SPAK ka rezultuar se funksionarë të policisë kanë qenë përdorues të këtyre aplikacioneve.
Drejtuesve te policisë do ti kërkohet te deklarojnë nëse kane përdorur telefona te enkriptuar SKAY EEC apo EncroChat. Agjencia e Mbikëqyrjes policore e drejtuar tashme nga Florjan Sulejmani pas dorëheqjes se Ardi Veliut ka përgatitur draftin për ndryshimet e nevojshme ligjore
Gazetari i Euronews Albania në një lidhje direkte nga SPAK dgha më tepër detaje rreth hartimit të këtij drafti:
“Me kërkesë dhe vendim të agjencisë së Mbikëqyerjes policore, pas drejtimit të ri të marrë në këtë institucion nga Florian Sulejmani, po punohet dhe po hartohet një deklaratë e cila do i dorëzohet drejtuesve të policisë së shtetit dhe kryesisht atyre në rang drejtuesish të lartë e te nivelit të mesit, grada kryekomisar e sipër, në këtë formular duhet të deklarojnë nëse kanë patur në përdorim ose jo telefona të enkripotuar qoftë në aplikacionin Sky ECC apo qoftë në EncroChat.
Mendohet se kjo deklaratë për të cilën po punohet për të hartuar draftin konkret do i vihet në dispozicion drejtuesve të policisë brenda muajit dhjetor, pas këtij vetëdeklarimi, ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore, nëse kanë mbajtur telefona të tillë, apo gënjejnë gjatë deklarimit, kjo shkelje do bëjë përjashtimin e tyre nga detyra”,-tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani
- 18:43 OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo
- 18:35 Turqia prezanton vizionin strategjik për teknologjitë kuantike në mbrojtje