Spahiu: Ata që thonë opozitën ta drejtojë Berisha, i zgjasin jetën Ramës

1 Dhjetor 2023 | 14:00

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ata që thonë se opozitën duhet  ta drejtojë Berisha, i zgjasin jetën kryeministrit Rama, pasi ish-kryeministri Berisha ka dy vite që nuk mbledh dot njerëz për protestë.

I ftuar këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu komentoi lidhur me Kuvendin e “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha.  Ai tha se Partia Demokratike është tashmë në fundin e saj të misionit historik dhe se çdo përpjekje për ta mbajtur këtë opozitë në këmbë të përçarë, do i bënte dëm demokracisë në Shqipëri.

“Berisha është vetmitarë, ka dy vite që nuk realizon dot një protestë. Dolën më shumë njerëz në protestë për Palestinën, se sa për Berishën. Berisha fatkeqësisht do ketë një fund të trisht politik nëse nuk tërhiqet. fundi i tij nuk do jetë vetëm personal. Fundi i tij personal është bërë jo vetëm tragjik, por edhe komik.

Problemi është të shpëtohen interesat e elektoratit që besojnë te Berishizmi. Kanë besuar me ndershmëri dhe ende besojnë, por fatkeqësisht për sa kohë ata mbështesin idenë e Berishizmit, të bësh aleancë sot me Berishën, do të thotë të mos i hapësh luftë politikës shqiptarë, por t’i shpallësh luftë shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë.

Çdo përpjekje për të zgjidhur opozitarizmin nëpërmjet Berishës do të thotë t’i zgjasësh jetën Edi Ramës dhe të marrësh në qafë qindra mijëra votues që besojnë te këto forca politike”,-tha juristi Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024