Shiten në ankand për çmimin marramendës 6 fanella që Messi veshi në Botëror
Kur ka kaluar 1 vit nga kampionati botëror i fituar nga Argjentina, është hapur një ankand, nga ku do të shiten fanellat e 8 herë fituesit të topit të artë, Lionel Messi. Ylli i Interi Miamit ishte ndër lojtarët kryesorë në Katar 2022, madje ishte i vetmi trofe që i mungonte në kabinetin e tij, e si rrjedhojë vlerësohet maksimalisht.
Ky fakt është pasqyruar dhe në vlerën e shitjes së fanellave të tij, ku 6 prej tyre të veshura në sfidat ndaj Arabisë Saudite, Meksikës, Australisë, Holandës, Kroacisë dhe Francës do të shitën në New York.
Ankandi në fjalë do të zgjasë deri më 14 dhjetor, ndërsa oferta e parë konkrete ka mbërritur. Plot 5.2 mln dollarë janë ofruar vetëm për një nga fanellat e veshura nga Lionel Messi, ndërsa në vijim ajo pritet të rritet, në bazë të kërkesës.
Kjo tregon dhe një herë madhështinë e këtij futbollisti, i cili kishte nëj influencë të jashtëzakonshme edhe në momentin kur iu bashkua MLS. Yjet argjentinas janë të njohur për vlerën e lartë të shitjes së fanellave, ku përpara Messit ishte Maradona, fanella e të cilit kapi vlerën e mbi 9 milionë eurove. Rekordi mbahet nga legjenda e NBA, Michael Jordan, ku bluzja e tij u shit 10.1 milionë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor