91.1 e shqiptarëve mendojnë që SHBA është vend mik, Pango ‘zbulon’ arsyet
Sondazhi i publikuar nga “Barometri” në Euronews gjatë ditës së sotme, ka treguar opinionet e shqiptarëve lidhur me vendet mike të Shqipërisë, që ka rezultuar se 91.1 % e tyre mendojnë që SHBA është një vend mik.
Ish-ministri i Kulturës dhe profesori Ylli Pango është shprehur se SHBA-të janë një nga miqtë më të afërt të Shqipërisë dhe kanë ndihmuar në shumë raste vendin tonë.
Ai tha se SHBA-të duhet të dilnin në sondazh edhe mbi Gjermaninë, pasi kjo e fundit doli si vendi I dytë më shum mik i Shqipërisë, pas Italisë.
“Është pak komplekse që ta vlerësosh si një gjykim racional dhe bindës që përfaqëson gjithë shqiptarët. Për mua mungesa e besueshmërisë lidhet me disa faktorë që duhen vënë në dukje që në fillim. Thelbi është mosnjohja.
Nëse ne e njohim një shoqëri, një shtet, një komb, edhe gjykimet janë më të plota. Kam idenë që për një pjesë të mirë të shqiptarëve, njohjet mbeten në nivel sipërfaqësor. Për mua shpjegimi për italinë është më elementar, për shkak të lidhjeve të forta, shumë shqiptarë janë atje, kemi një lloj vëllazërimi me italianët.
Ndërsa për gjermanët unë kam një shpjegim tjetër, e kam lidhur me futbollin. Gjermani ka qenë i fiksuar në mentalitetin shqiptar si një popull i fortë, i vendosur. Duke na munguar forca… Ne i kemi pasur si një lloj ideali gjermanët.
Në kohën e luftës shumë shqiptarë kanë bashkëpunuar. SHBA-të sigurisht, na kanë ndihmuar që nga koha e presidentit Uillson. Faktor vendimtar për çlirimin e Kosovës. Nga një mik i munguar, ata janë kthyer në një nga miqtë më të afërt. Duhet të dilnin mbi gjermanët”, është shprehur Pango.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:57 Liverpool arrin marrëveshjen me Jeremy Jacquet, mbrojtësi francez do t’u bashkohet “The Reds”
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara
- 16:45 Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate