“Radoiçiç i lirë”, Sanduloviç: E pabesueshme që SHBA e BE heshtin përballë Vuçiç

1 Dhjetor 2023 | 23:15

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” më gazetarin Franko Egro se është e pabesueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian heshtin përballë Vuçiç.

Ai e cilësoi këtë të fundit si një diktator, përballë të cilit nuk ka zgjidhje, madje tashmë, sipas tij, diktatura e Vuçiç do të sjellë pasoja për gjithë rajonin.

“Sot është shumë e vështirë të japim një vlerësim real të situatës politike në Serbi, e të mos përmendim diktaturën ekzistuese dhe kriminalitetin politik i cili po zbatohet çdo ditë në Serbi. Thjeshtë është e pamundur të mbahen çfarëdo lloj zgjedhjesh në Serbi e të mos kontrollohen nga regjimi. Kam frikë se kemi hyrë në etapën përfundimtare të fundit të diktaturës që ka për të sjellë pasoja të jashtëzakonshme për të gjithë rajonin. Kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve normale janë inekzistente dhe për mua është thjesht e pabesueshme që Evropa i shikon të gjitha këto dhe hesht ndaj çdo gjëje që po ndodh,” – u shpreh Sanduloviç.

Ndër të tjera, ai tha se Milan Radoiçiç është i lirë dhe po përgatit një tjetër akt terrorist në Kosovë. Kujtojmë se më 24 shtator një sulm terrorist në Banjskë la të vdekur një efektiv policie, rreshterin Afrim Bunjaku.

“Ajo që më brengos edhe më shumë se në kuptimin e plotë të fjalës është zhvilluar i gjithë ky akt kriminal, mund ta them edhe terrorist, i cili është kryer në Banjskë nga ana e pushtetit serb. Se Radoiçiçi është një qytetar që lëviz lirshëm dhe ajo që më brengos edhe më shumë janë mesazhet që i marr nga Kosova nga komuniteti serb se po përgatitet një tjetër skenar i ri i mundshëm, natyrisht me realizimin dhe organizimin e Milan Radoiçiçit i cili po përgatitet, ndërsa tani do të ndaj diçka ekskluzive për televizionin tuaj, të cilin më nuk e quajnë më me emër dhe mbiemër duke qenë se shërbimet tuaja po e mbajnë në vëzhgim, tani e quajnë ‘Tatko’,” – u shpreh Sanduloviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026