“Naimi pagoi 15 mijë euro si fillim”- Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Liridonës
Detaje të rënda vijojnë të zbardhen për vrasjen e Liridona Murselit në Prishtinë, ngjarje e organizuara nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i arrestuar të premten nga policia. Në pranga ka rënë edhe nipi këtij të fundit, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje. Ai është anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, por gjatë marrjes në pyetje ka mohuar se ka marrë pjesë në vrasjen e gruas së dajës. Edhe familjarë të tij kanë deklaruar se i dyshuari ndodhej në banesë natën e krimit.
Emri i Naim Murselit u përmend nga një tjetër i arrestuar, Granit Plava, që dyshohet si ekzekutor i 33-vjeçares. Të dy këta kanë pranuar krimin, për të cilin ishin paguar paraprakisht 15 mijë euro dhe 15 mijë të tjera do të jepeshin më pas nga bashkëshorti i viktimës.
Policia ndërkohë ka sekuestruar armën e krimit dhe makinën që u përdor për planin e organizuar nga Naim Murseli.
Liridona Murseli u qëllua për vdekje mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytetin kosovar teksa ishte duke lëvizur me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Persona të armatosur i kanë ndaluar dhe u kanë kërkuar të gjitha sendet me vlerë që kishin me vete.
Më pas një prej grabitësve ka qëlluar me armë në drejtim të familjes. Njëri nga plumbat ka preku gruan duke e lënë të vdekur në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit