Hidhet shorti i Euro 2024, Shqipëria në grupin e “ferrit”, me Spanjën dhe Italinë

2 Dhjetor 2023 | 18:48

Në Hamburg të Gjermanisë është hedhur këtë të shtunë shorti i finaleve të Euro 2024, ku Shqipëria do të jetë në grupin B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Një grup i vështirë në letër për kombëtaren e drejtuar nga Silvinjo, që do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Kuqezinjtë u kualifikuan për herë të dytë në historinë e vendit në një kompeticion të këtij niveli EURO 2024, duke marrë duartrokitjet e të gjithëve, përfshirë këtu edhe të skeptikëve. Finalja e madhe është vendosur të zhvillohet të dielën më 14 korrik në “Olimpiastadion” në Berlin.

Grupi B

Spanjë

Shqipëri

Kroacia

Italia

Deri tani janë përcaktuar 20 skuadra nga ndeshjet eliminatore, ku Shqipëria u kualifikua si e para e grupit, duke bërë që të renditej në vazon e dytë.

Gjermania është kualifikuar automatikisht si vend organizator, ndërkohë që tri vendet e fundit do të vendosen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024.

Më poshtë gjeni dhe shortin për të gjitha grupet:

Të ndara në tre mini grupe, 10 ekipe do të luftojnë për të përmbyllur listën e 23 vendeve që do të marrin pjesë në Europianin e Gjermanisë.

Polonia do të përballet me Estoninë, ku fituesi do të ndeshet me Uellsin ose Finlandën në varësi të rezultatit mes këtyre të dyjave.

Fituesi i Izrael-Islandë, do të përballet me fituesin e çiftit Bosnjë Hercegovinë-Ukrainë.

Sakaq në mini-grupin e tretë fituesi mes Gjeorgji-Luksemburg, përballet me fituesin mes Greqisë dhe Kazakistanit.

Aktualisht si rezultat i renditjes si vendet e para ose të dyta janë kualifikuar në Euro 2024, ekipet:

Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Italia, Holanda, Portugalia, Rumania, Skocia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra dhe Turqia.

Përballjet e play off:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026