Lloja jep detaje: Do të ketë surpriza në Shkodër, shtëpizat janë pronotuar të gjitha

3 Dhjetor 2023 | 21:20

Këshilltarja e Bashkisë Shkodër, Monjola Lloja ka dhënë detaje për festimet që bëhen në Shkodër, ndryshe nga vitet e tjera.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ajo theksoi se do të ketë dhe surpriza  të tjera në Shkodër në lidhje me festat.

Mes të tjerash ajo nënvizoi se turistët kanë qenë të shumtë, duke shtuar se të gjithë shtëpizat janë zënë.

“Nevoja në qytet është e jashtëzakonshme. Ne jemi një bashki që gjetëm një buxhet të miratuar që më përpara dhe nuk kishim mundësi të bënim parashikime të tilla. Ajo që është e rëndësishme është se qytetarët ndihen pjesë dhe kountribojnë në këto festime. Disa prej eventeve artistike me thënë të drejtën ne i kemi ruajtur për t’i thënë në dalje televizive.

Përpara se të niste festa kreu i Bashkisë ka bërë një takim me të gjithë fotografët, blogerët  dhe gazetarët . Ata e  kanë marrë të plotë programin. Pra po bëjmë një fushatë marketingu. Shtëpizat janë zënë brenda ditës. Shumica e bizneseve atje drejtohen nga fare të rinj. E gjithë kjo po bëhet që njerëzit të kenë shpresë”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026