“Tradita familjare ka humbur”, Pogaçi: Nuk e festojmë më Vitin e Ri si më parë
Analistja e biznesit, Mira Pogaçi tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se tradita familjare sa vjen dhe humb.
Diçka e tillë dallohet që në momentin që festimet për fundvit festohen kudo tjetër, por jo në shtëpi, pranë familjarëve.
“Unë për shembull, festat e fundvitit më vjen keq ta them, por synoj t’i kaloj jashtë Shqipërie sepse për mua nuk ka një paketë interesante. Në Korçë kam qenë, Shkodra më pëlqeu, do shkoj ta shoh nga afër para datës 31, por që për mua festa e fundvitit është shumë e rëndësishme kur ka një kontekst brenda. Tradita familjare mund të them që ka humbur dhe unë Vitin e Ri, siç e kam bërë te shtëpia e mamasë dhe babait tim, nuk e kam të organizuar në shtëpinë time,” – u shpreh Pogaçi.
Ajo tha se emisioni Review dhe bashkëbisedimi me të ftuarat e ndihmoi të reflektojë dhe këtë vit do përpiqet t’i jetëzojë pak më tepër traditat që me kohën duket sikur janë harruar.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq