Festat/Debat në Review: Tirana me këngëtarët më të mirë në fundvit, por pa turistë?!
Në një bashkëbisedim për festat e fundvitit dhe formën si festohet në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në “Review” në Euronews Albania, u tha se organizimet dhe angazhimi për të sjellë një atmosferë fantastike do të thithë turistë, duke e lënë kryeqytetin pak më dobët.
Ndërkohë, me agjendë, Tirana ka këngëtarët më të mirë për fundvit, duke jua vështirësuar punën organizimeve në qytete të tjera kur bëhet fjalë për koncertet.
“Tirana po e ngre fshatin e vet, kryeqyteti ka dhe ngarkesën e festave të tjera, deri dje kishim organizimet për Festat e Nëntorit, kështu që do kohën e vet Tirana, por prapë ndryshe nga qytetet e tjera, Tirana mbetet epiqendra dhe kam përshtypjen krijon pak probleme në programimin e koncerteve të mëdha dhe të bukura qyteteve sepse sigurisht këngëtarët më të mirë janë në Tiranë,” – u shpreh gazetarja Zefina Hasani.
“Unë më shumë problemin e kam te Tirana se te qytetet e tjera sepse qytetet e tjera kanë qenë zero do shkojnë me plus, por tani Tirana është e saturuar dhe këtu kemi hall se si ta zgjerojmë Tiranën që mos të jetë vetëm pjesa e Tiranës, por të ketë dhe periferi,” – tha nga ana tjetër analistja e biznesit, Mira Pogaçi.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit