Protesta për vrasjen e Liridonës/ Aktivistja: Do dalim në terr të kërkojmë drejtësi
Luljeta Demolli, drejtoreshë te “Qendra Kosovare për studime gjinore”, ishte këtë të hënë e ftuar në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes tragjike të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit, ku Liridona Murseli Ademajt ju mor jeta në mënyrë mizore para syve të fëmijëve të saj.
Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është se gjithçka ishte e planifikuar nga bashkëshorti i saj Naimi. Luljeta Demolli tha se shteti duhet të tregohet më i rreptë me ligjet, pasi nuk është Liridona e para grua që vritet në Kosovë. Ajo tha se ndikim në shtimin e vrasjeve të grave ka pasur edhe lejimi i mbajtjes së armëve në shtëpi.
“Armët në Kosovë, asnjë zë i institucioneve nuk është në drejtim të qytetarëve. Në Kosovë, të blesh e të mbash një armë është shumë e lehtë. Unë ftoj institucionet e rëndit dhe të sigurisë të bëjnë apel dhe bastisje më të shpeshta për t’i larguar armët nga shtëpitë, pasi armët i japin zemër.
Edhe rasti i Liridonës, nuk është shteti pa faj, se ishte një person i FSK-së i përfshirë, që i dha armën një personi tjetër për të vrarë. Ndaj nesër ne do dalim në protestë, do dalim në terr të kërkojmë drejtësi”,-tha Luljeta Demolli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje