Kuvendi i Berishës/ Boçi: I arritëm qëllimet. Pse munguan deputetët e Bardhit

5 Dhjetor 2023 | 17:16

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha në një intervistë për Euronews Albania, se Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit i ka arritur të gjitha qëllimet dhe pritshmëritë që ata kishin.

Ai komentoi gjithashtu mungesën e deputetëve mbështetës të Gazment Bardhit në Kuvendin e Rithemelimit.

Sipas Boçit kishte qenë kërkesë e tyre që të mos merrnin pjesë në Kuvend duke qenë e ky kuvend u mbajt me qëllimin edhe të votëbesimit të Sali Berishës, për zgjedhjet e 14 majit, në të cilat grupi i Bardhit nuk ishte i angazhuar me rithemelimin.

“Nga pikëpamja politike e asaj që ne prisnim, ky kuvend i plotësoi të gjithë pritshmëritë politike të miat dhe të një pjese të madhe të demokratëve, qoftë nga mesazhet që përcolli, qoftë në mënyrën e organizimit, qoftë në formën e një demokracie votuese live me kamera. Pati mesazhe të forta dhe një qëllim të arrirë”,-tha Luçiano Boçi.

Ai komentoi gjithashtu edhe mungesën e deputetëve demokrat të cilët mbështesin Gazment Bardhin. Boçi tha se mungesa e tyre ishte diskutuar edhe më herët, ndaj kjo ishte një gjë që pritej.

“Kuvendi nuk ishte tipik, ishte atipik, ishte për një votëbesim i përputhur me aksionin politik të partisë demokratike. Në momentin kur një Kuvend i referohet një situatë zgjedhore atëherë ka në konsideratë të gjithë faktorët që organizuan dhe ishin shkaku i një rezultati të situatës zgjedhore.

Grupimi në fjalë nuk ishte pjesë e situatës zgjedhore të 14 majit, këtë gjë unë e them nisur edhe nga fakti që isha kandidat dhe angazhimi i tyre ishte në një pjesë të një grupimi tjetër. Ndaj ata nuk mund të merrnin pjesë në një kuvend votëbesimi për një proces ku nuk morën pjesë, Madje ka qenë kërkesa e tyre që për këtë arsye politike, morale dhe etike ata të mos ishin pjesë e kuvendit”,-tha Luçiano Boçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024