Samiti i Diasporës/Celibashi: Kuvendi të ndryshojë Kodin Zgjedhor deri në janar
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Clibashi ishte këtë të enjte në ditën e dytë të samititi të diasporës ku ka folur ndër të tjerat për kohën se kur mund të bëhet e mundur që shqiptarët në diaspor të bëhen pjesë e proceseve zgjedhore në Shqipëri e të kenë mundësinë të votojnë.
Celibashi tha se Gjykata Kushtetuese tashmë i ka vendosur një afat Kuvendit, i cili duhet që brenda janarit të vitit 2024 të bëjë ndryshimet apo plotësimet në kodin zgjedhor.
“Gjykata Kushtetuese i ka vendosur një afat kuvendit të Shqipërisë i cili është janari i vitit 2024, brenda të cilit kuvendi duhet të bëjë ndryshimet apo plotësimet në kodin zgjedhor.
Çështjet të cilat i ka listuar Gjykata Kushtetuese si të nevojshme, kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit apo të përgatitjes së listës së votuesve të atyre që votojnë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë dhe se si do të llogaritet vota e tyre.
Në vlerësimin tim, këto tre çështje nuk kërkojnë angazhim mendor të sofistikuar, janë çështje mjaft të thjeshta, por e kuptojmë të gjithë që në fund të fundit është edhe çështje vullneti apo realiteti politik vendas, por në fund të fundit thelbi është gjetja e një kompromisi të përbashkët mes pozitës dhe opozitës për tu ulur e për të ofruar një zgjidhje të përbashkët”,-tha kryekomisioneri i KQZ-së Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë