“Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve”- Basha takim me ish-zv.Presidentin Mike Pence

5 Dhjetor 2023 | 18:27

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me ish-zëvendës presidentin e SHBA-ve, Mike Pence.

Takimi i Bashës me Pence është realizuar në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat, gjatë vizitës që Basha po zhvillon në SHBA.

Basha ka thënë se shqiptarët ndihen të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën sipas tij, duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej.

Reagimi i Bashës:

I ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat, ishte sot ish-zëvendës Presidenti i SHBA-së Mike Pence.

Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar.

Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.

Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej 🇦🇱🤝🇺🇸

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026