“Ku jeni ju?”| Zvicerani kërkon fëmijët shqiptarë që ka fotografuar në vitet 90’
Hans Peter Jost është një fotograf zviceran. Ai, në fillim të viteve 90’ të shekullit të kaluar, menjëherë pas ndryshimeve demokratike që ndodhën në Shqipëri, kishte bërë shumë udhëtime nëpër vendin deri atëherë, të panjohur, për të zbuluar pamje nga realiteti i rëndë nëpër të cilin po kalonte Shqipëria.
Ai ka realizuar tashmë edhe disa libra në të cilët ka përmbledhur fotografi të zgjedhura nga kjo periudhë. Libri i tij “Albania in between” ka fituar disa çmime të rëndësishme në hapësirën gjermane, për kualitetin e faqosjes, si libër fotografish.
Një nga “kult fotografitë” e kësaj periudhe, ku shihet një grup fëmijësh në një gjendje të mjerueshme, diku në veriun shqiptar, është bërë shkas që rreth 30 vite më vonë Jost të realizojë një film dokumentar. Me titullin “Ku jeni ju” (Where are you), autori pasqyron, tani përmes gjuhës filmike, përpjekjet e tij për të gjetur ku janë dhe ç`bëjnë sot, këta ish-fëmijë, ndërkohë që në Shqipëri kanë ndodhur ndryshime të mëdha.
Filmi u shfaq për herë të parë në kuadrin e aktivitetit PHOTOSTREAM OLTEN #52, që mbahet në Galicia Bar Olten, Unterführungsstrasse.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq