“Nga Sazani në Vlorë Mirush Kabashi e bënte me not” – Emocionohet miku i tij, Harxhi
Aktori i madh Mirush Kabashi u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 75-vjeçare. Aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma, Mirush Kabashi që prej vitit 2014 mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”.
Miqtë e tij, Bujar Kapexhiu dhe regjisori Ilir Harxhi ndanë në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Abania kujtimet me aktorin e madh.
Ilir Harxhi regjisor tregoi në se Mirush Kabashi ishte i pasionuar pas notit dhe kishte mundur të përshkonte distancën nga Sazani në Vlorë me not.
“Ishte njëri që punonte shumë, ata që e kanë njohur e dinë se çdo ditë ai bënte kilometra të tëra not aq sa nuk bënte njeriu me ecje. Shkonte nga plazhi në port dhe kthehej, distancë rreth 10 km. Nga Sazani ka ardhur në Vlorë me not. Kjo tregon për një shpirt vital sepse po kujtoj me dhjetëra role që ka lënë, se në fund të fundit shpirti i artistit vazhdon të jetojë përmes karaktereve të tij”, tha regjisori.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut