Gazetarja: Cilët shqiptarë mund të drejtojnë qeverinë e Maqedonisë së Veriut

6 Dhjetor 2023 | 11:34

Në janar do të kemi një kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, bazuar dhe në marrëveshjen e arritur më herët mes koalicionit qeverisës.

Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi tha se po kalkulohet shumë për emrin që do të mbajë këtë post të rëndësishëm dhe kryesisht flitet për persona që mbajnë poste kyçe në Bashkimin Demokratik për Integrim, që është partia me numrin më të madh edhe të deputetëve, por dhe me fuqi politike aktualisht në RMV.

“Nuk flitet ende për një emër zyrtarisht sepse ka ende kohë, por besoj se deri më 28 janar do të vazhdojnë dilemat se kush do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut sepse po bëhen kalkulime të ndryshme në varësi të peshës apo pozicionit që e ka personi në fjalë, mirëpo sigurisht që BDI-ja do të nominojë dikë që është me bagazh politik, me bagazh në institucione dhe besoj do ta kuptojmë pas disa ditëve. Në këtë moment, duke qenë se bëhet fjalë për më shumë emra, nuk do të doja që të përmend ndonjë që thjesht do të mbetet në bazë spekulimi,” – u shpreh Iljazi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026