Vrau Ilir Hidrin në Ekuador me 3 plumba në kokë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

6 Dhjetor 2023 | 16:09

Një shqiptar i Kosovës, Remzi Azemi, ka rënë në prangat e Policisë në Maqedoninë e Veriut, pasi ishte shpallur në kërkim në Ekuador për vrasje.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, Azemi ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e shqiptarit Ilir Hidri, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim. Azemi ishte në njoftim të kuq në listën e Interpolit për atë vrasje. Njësia Gjyqësore Kriminale Jugore, me seli në Guayaquil, kishte lëshuar një urdhër arresti për të në vitin 2021.

“I arrestuari është në pritje të procesit formal të ekstradimit”, tha Policia.

Kujtojmë se 40-vjeçarit shqiptar Ilir Hidri iu bë atentat në Ekuador, më datë 1 qershor 2017. Shqiptari nga Vlora është qëlluar me 3 plumba pas koke. Ka dyshime se Hidri ka qenë një bashkëpunëtor i policisë i futur në rrjetin e drogës, madje dyshohet se ai ka bashkëpunuar me DEA-n amerikane për zbardhjen e krimeve e aktivitetit të rrjetit të drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026