Dodik del para gjykatës, shpërfilli vendimet e përfaqësuesit ndëkombëtar Schmidt

6 Dhjetor 2023 | 18:01

Lideri i serbëve në Bosnje-Hercegovinë, Millorad Dodik, ka dalë të mërkurën para gjykatës, në nisje të procesit gjyqësor kundër tij, lidhur me refuzimin e tij që t’i njohë vendimet e marra nga përfaqësuesi ndërkombëtar, Christian Schmidt, i angazhuar për mbikëqyrje të marrëveshjeve për paqe.

Gjyqi kundër Dodikut përbën një moment të rëndësishëm në Bosnje, duke e testuar kapacitetin e zbehtë qeveritar për ta mbajtur përgjegjës një politikan, i cili dyshohet se po shkel marrëveshjet e paqes dhe sistemin gjyqësor të vendit.

Rasti i pashembullt në gjykatën në Sarajevë, vjen disa muaj pas rritjes së tensioneve, meqë Dodik ka nënshkruar një legjislacion kontrovers që refuzon vendimet e marra nga përfaqësuesi ndërkombëtar Christian Schmidt, dhe Gjykata Kushtetuese.

Schmidt është i akuzuar për mbikëqyrje të Marrëveshjes së Dejtonit, që i ka dhënë fund luftës së përgjakshme në Bosnje në vitet ’90.

Në korrik, Schmidt i ka rrëzuar të dyja ligjet e miratuara nga Dodik.

Kjo është hera e parë që një lider politik në Bosnje është duke u gjykuar pse ka dështuar t’i respektojë vendimit e marra nga Schmidt. Në seancën e së mërkurës, Dodik ka kërkuar që gjyqi të bartet në Banja Llukë, kryeqytetin e entitetit serb të Bosnjes, Republikën Sërpska.

Gjyqi, më pas, është shtyrë, në pritje të një vendimi për vendndodhjen e seancës së ardhshme. Duke dalë nga gjykata, Dodik e ka sulmuar Schmidtin dhe ambasadorin amerikan në Bosnje, Michael Murphy, për “sjellje koloniale”.

“Christian Schmidt dhe Murphy po tentojnë të na e bëjnë jetën të mjerë në Bosnje”, ka thënë Dodik.

Ai përballet me pesë vjet burgim dhe ndalesë në pjesëmarrje në politikë, nëse dënohet. Vetë Dodik, i hedh poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026