Transumanca në Shqipëri futet në UNESCO/ Margariti: Ftesë për një turizëm ndryshe
Elva Margariti ishte pasditen e kësaj të mërkure e ftuar në Euroenws Albania për të folur rreth pranimit të Transumancës në UNESCO. Tashmë shtegtimi i bagëtive është futur në listën e trashëgimive botërore.
Ministrja Margariti tha se kjo është hera e parë që Shqipëria aplikon me një dosje ndërkombëtare, sipas saj kjo do të thotë që në fillim se për këtë do ketë më shumë bashkëpunim. Margariti tha gjithashtu se pranimi i transumancës shqiptare në UNESCO, bën që Shqipërisë t’i hapet rruga edhe për një turizëm ndryshe kulturor.
“Është një tjetër dimension i asaj trashëgimie jo materiale, të cilat shpesh i marrim për të mirëqena. Por nëpërmjet kësaj pune, mendojmë se kjo është një ftesë për një turizëm kulturor ndryshe në Shqipëri dhe mbi të gjitha për më shumë mundësi ekonomike, për të gjithë ata persona që e kanë ruajtur këtë traditë ndër shekuj dhe të cilët e kanë pjesë të jetës së tyre të përditshme”,-tha Elva Margariti.
Në Shqipëri kjo traditë zhvillohet në zonat e thella malore në veri dhe në jug të vendit. Me nisjen e stinës së verës, në qershor, barinjtë me kopetë e bagëtive bëhen gati të udhëtojnë drejt bjeshkëve. Ata e njoftojnë njëri-tjetrin dhe nisin së bashku rrugëtimin për në zonat e larta malore, ku qëndrojnë për tre muaj.
Pas tre muajsh shtegtimi, barinjtë dhe kopetë e bagëtive kthehen në shtëpi, për kthimin e tyre organizoheshin edhe festime. Kjo traditë rrezikon të zhduket për shkak të lëvizjes së banorëve të fshatrave drejt zonave urbane, por edhe për shkak të emigrimit jashtë vendit.
Ata marrin me vete enë dhe pajisje për të mbledhur dhe përpunuar qumështin, qentë që ruajnë bagëtitë, por edhe fyell apo çifteli e vegla të tjera muzikore, për të kaluar ditët dhe netët larg shtëpisë dhe familjes.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës