Programi i vaksinimit anti-Covid, nesër vijnë 15 mijë doza, 14 mijë të tjera brenda dy javëve të marsit

28 Shkurt 2021 | 10:00

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu inspektuan të dielën mjediset e stadiumit kombëtar “Air Albania” të cilat janë kthyer në qendër vaksinimi anti-COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se rreth 800 të moshuar – së bashku me kujdestarët e tyre në qendrat e shtëpive të të moshuarve – janë vaksinuar deri më sot për COVID-19, ndërkohë që totali, prej datës 11 janar janë kryer mbi 13 mijë vaksinime.

Vaksinimi ka vijuar në disa qarqe, si për shembull në Shkodër, Vlorë, Korçë, apo Elbasan, teksa momentalisht po vijohet me vaksinimin e të moshuarve të moshës mbi 80-vjeç, të cilët rekomandohen nga mjekët e familjes.

Kryeministri Edi Rama teksa përshëndeti të moshuarit dhe u uroj atyre shëndet, u shpreh se ditën e hënë pritet të mbërrijnë edhe 15 mijë doza të tjera të vaksinave Pfizer, ndërsa brenda dy javëve të para të marsit “COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca”.

“Shpresoj të kemi lajme të mira shumë shpejt, kontaktet janë të vazhdueshme, duket mirë, por të mos flasim para kohe,” – tha Rama.

Ministrja Manastirliu shtoi se nga COVAX priten 14 mijë vaksina të cilat do të synojnë me grup-moshat nën 65-vjeç. Ajo tregoi se aktualisht po vijohet me trajnimin e stafeve që do t’i bashkohen programit të vaksinimit për zonat e tjera të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri presidenti e Lituanisë Gitanas Nausėda. Bëhet e ditur se takimi ka pasur në fokus forcimin...
17:16 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026