“Jemi tolerantë me opozitën”, Çuçi: Në vende të tjera dhuna sanksionohet rëndë

7 Dhjetor 2023 | 11:04

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha në një deklaratë për mediat jashtë Parlamentit se buxheti i 2024 është konsultuar me të gjitha gupet e interesit në mbledhjet e hapura në komisione.

Çuçi e cilësoi anomali për shkak të sjelljes së opozitës, seancën e sotme, edhe pse sipas tij diskutimi për buxhetin ka qenë shterues.

Ai u shpreh se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën, por nuk mund të zgjidhë krizën e thellë që ka përfshirë PD.

Duke komentuar përjashtimin e disa deputetëve të PD nga seancat, përfshirë Sali Berisha, Çuçi tha se vendimi është marrë në përputhje me rregulloren e parlamentit ndërsa theksoi se rregulloret e parlamenteve të vendeve të BE kanë sanksione shumë më të rënda për dhunën në Kuvend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026