Saarbrucken “makthi” i të mëdhenjve, eliminon nga Kupa edhe Frankfurtin
Pasi eliminoi Bayernin nga Kupa e Gjermanisë, Saarbrucken duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Ekipi i kategorisë së trete të futbollit gjerman ka dhuruar spektakël ndaj Frankfurtit, duke i nxjerrë nga gara edhe këtë të fundit. Të mërkurën u luajtën 4 përballje, ku ekipet që siguruan kalimin më tej janë Leverkusen, Ssarbrucken, Stuttgart dhe Hertha Berlin.
Saarbrucken priti në shtëpi Frankfurtin, në një përballje tejet të luftuar, me fraksionin e parë të mbyllur në shifrat 0-0. Në pjesën e dytë vendësit u treguan më kërkues, ku gjetën dy gola me Brunker dhe Kerber. Rezultati përfundimtar ishte 2-0 që i jep të drejtën skuadrës së Ligës së tretë të vijojë më tej.
Leverkuseni kaloi pa shumë mundim Paderbornin me rezultatin 3-1 me golat e Boniface, Palacios dhe Patrick Schick. Surprizë ishte eliminimi i Dortmundit që e mbyll këtu rrugëtimin në kupë, ku golat e Guirassy e Silas vulosën triumfin 2-0.
120 minutat në sfidën Hertha-Hamburg u mbyllën 3-3, teksa në ruletën e penalltive, vendësit u treguan më të saktë ku i shënuan të 5-ta goditjet, ndryshe nga kundërshtari.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk