“Kishte shumë borxhe”, Zeka: Si abuzoi Naim Murseli me emrin e Behgjet Pacollit

7 Dhjetor 2023 | 15:39

Gazetari Milaim Zeka ka folur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt pak ditë më parë në Prishtinë, vrasje në të cilën dyshohet se porositës ka qenë bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi de ky i fundit kishte shumë para borxh duke theksuar se këtë gjë e ka me fakte ndërsa përmendi dhe rastin e një amerikani.

Gjithashtu ai tha se sipas informacioneve që ka Naim Murseli ka përfituar shumë duke qenë se ka qenë në krah të Behgjet Pacolli.

“Diçka e di të sigurt dhe kam mesazh që ky njeri ju ka kërkuar shumë njerëzve para borxh. Kam mesazhrt e një amerikani ku Naimi i thotë mi gjejë 8 mijë euro borxh dhe më pas të kthejë 12 mijë. Më kanë thënë shumë njerëz, nga Zvicra. Stocholm dhe një biznesmen shumë i fuqishëm në Kosovë që thonë se ky njeri ka abuzuar me emrin e Behgjet Pacollit dhe jam i bindur se Naimi ka qenë shkaktari kryesor i armiqësimit të Bexhet Pacollit me shumë njerëz. Kjo ka qenë arsyeja që unë kam refuzuar atë njeri që të ulet në tavolinën time sa herë që shkoja të takoja Pacollin”-tha Zeka.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024