“S’e kuptoj si e mbante afër”- Zeka: I thosha Pacollit, Murseli të ka mashtruar

7 Dhjetor 2023 | 16:56

Gazetari Milaim Zeka tha se gjithnjë është habitur se si Behgjet Pacoilli, ka mbajtur pranë një person si Naim Murseli, i cili e kishte mashtruar atë duke i kërkuar me mijëra euro për një operacion zemre në Suedi.

Sipas Zekës, në Suedi operacionet dhe kurimet e tjera janë falas, ndaj ai vetë personalisht ia kishte thënë këtë ish-presidentit Pacolli.

Zeka tha se porositësi i vrasjes së Liridonës, gjithnjë kishte pasur natyrë imponuese dhe mashtruese, ai gjithnjë qëndronte pranë njerëzve me pushtet, madje kishte qenë aq i afërt me Pacollin, saqë kishin qenë së bashku edhe në dasmën e vajzës së Donald Trump në Amerkië.

“Gjithmonë jam habitur se si mundet që ky mashtrues kaq i madh të qëndrojë kaq afër një njeriu si Behgjet Pacollit. unë personalisht i kam thënë Pacollit se ky njeri është mashtrues. Se ky i ka kërkuar mijëra euro, gjasme për operacion zemre në Suedi. Ndërkohë Suedia, të gjithë neve që jemi nënshtetas, mund të kryejmë çdo lloj operacioni brenda Suedisë pa paguar asnjë lekë. Shëndetësia është falas në Suedi. Duke i treguar me argumente Pacollit një gjë të tillë, unë besoj se një njeri normal, unë personalisht do shikoja si ka përfituar prej meje dhe do distancohesha nga një mashtrues i tillë”,-tha Milaim Zeka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026