Pa dialog Kosovë-Serbi s’ka BE, Lajçak: Normalizimi i raporteve, çështje strategjike

7 Dhjetor 2023 | 18:42

Pa normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dy shtetet nuk mund të integrohen në BE. Miroslav Lajçak i dërguari i BE për dialogun thonë se dy vendet duhet të shpejtojnë me negociatat për shkak të zgjedhjeve që janë në BE dhe SHBA vitin e ardhshëm.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha të enjten në Bruksel se ka progres në zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet të dyja palëve.  Ai tha se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk mund imagjinohet pa normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje me rëndësi strategjike. Pa këtë normalizim nuk mund as të ëndërrojmë të ardhmen evropiane. Kemi progres kohëve të fundit në këtë drejtim. Së shpejti mbyllim dosjen e energjisë, ka progres në çështjen e targave, në çështjen e personave të pagjetur, në çështjen e zgjedhjeve lokale në veri dhe në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve””,-tha Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së.

Lajçak u shpreh se vitin e ardhshëm janë zgjedhjet në BE dhe SHBA dhe të gjitha palët nuk duhet të humbasin kohë për të arritur marrëveshjen dhe për integrimin e vendeve në BE.

 “Gjeopolitika e ka hapur derën për integrim në Bashkimin Europian, por ajo nuk do të jetë automatike sepse për një gjë të tillë duhet të përmbushen kushtet. Për herë të parë e shoh Bashkimi Europian është më i gatshëm për Ballkanin sesa Ballkani për Bashkimin Europian”, tha Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së.

Deklaratat e Lajçak u bënë në takimin “Miqtë e Europës”, ku marrin pjesë diplomatë të BE dhe SHBA dhe vendeve të Ballkanit Perëndmor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026